Site icon Telegrafi

Firma kërkon dikë që fle gjatë orarit të punës

Firma britanike “Halfords”, e cila prodhon produkte të ndryshme të kampingut, vendosi ta punësojë dikë që në mënyrë profesionale do të flejë gjatë orarit të punës.

Karakteristikat e pëlqyera të punëtorit të ardhshëm nënkuptojnë aftësitë e tij për të fjetur edhe në ambient të hapur.

Përvoja e mëparshme e testimit të prodhimeve nuk ka rëndësi, por është një plus i madh për shkak të raportit për kualitetin e gjumit i cili duhet të shkruhet në mënyrë sa më objektive dhe të saktë.

Data e fundit për konkurrim është 15 maji i këtij viti. /Telegrafi/
 

Exit mobile version