Kush më shumë se vëllëzërit Kelmendi, me firmën “Kelmendi GmbH” janë promotor të suksesshëm të prodhimeve të shumta nga Kosova duke i ofruar në tregun ndërkombëtar në shumë e shumë shtete anë e mbanë botës.
Prezenca e tyre në panairin më të madh në botë të prodhimeve ushqimore që mbahet në Dubai nga data 17 deri më 21 shkurt, është dëshmia më e mirë e një përfaqësimi dinjitoz gjë që na bën të gjithëve të ndihemi krenarë.