Firma gjermane Mehler Protection ka prezantuar kostumin mbrojtës ExoM Up-Armoured, të aftë për t’i bërë ballë plumbave.
Mehler ka njoftuar se ndërtimi i kostumit mbrojtës është bërë në bashkëpunim me njësinë taktike elitare të policisë Kombëtare të Francës, GIGN, e cila është e përfshirë në misione kundërterrorizmit, shpëtim të pengjeve, dhe shënjestrim të krimit të organizuar.
Kostumi është projektuar për të rritur shanset për mbijetesë duke ofruar mbrojtje balistike të nivelit të lartë.
I pajisur me një shtyllë kurrizore fleksibile, kostumi lehtëson 99 për qind të lëvizjeve.
Gjithashtu, ai shpërndan rreth 70 për qind të ngarkesës së shpatullave në tokë, me qëllim të lehtësimit të tendosjes fizike, duke lejuar kështu operatorët të fokusohen në detyrat e tyre.
“Ne kemi shfrytëzuar ekspertizën tonë për të krijuar një produkt që jo vetëm shpërndan ngarkesën në mënyrë efektive, por gjithashtu rrit edhe mbijetesën me mbrojtje balistike të nivelit të lartë, duke ofruar mbulim të plotë të trupit deri në shkallën VPAM 8”, tha drejtori i shitjeve në Mehler, Daniel von Chamier.
Sipas Mehler, kostumi ExoM do të krijojë revolucion në përvojën e personelit ushtarak.
Ndryshe, kostumi funksionon pa pasur nevojë për burime të jashtme të energjisë, veçori kjo e cila e bën atë të përsosur për misione të gjata në vende të largët, dhe eliminon nevojën për bateri dhe karikim. /Telegrafi/