Site icon Telegrafi

Firma gjermane Kostal, zyrtarisht filloi me punë në Maqedoni

Edhe zyrtarisht, kompania gjemane Kostal ka filluar sot me aktivitetet prodhuese për teknologji të përparuar inovative në sferën e industrisë automobilistike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për një kapacitet prodhues brownfield që do të funksionojë në kuadër të kapaciteteve të mëhershme prodhuse të firmës EMO nga Ohri.

Përndryshe, Kostal është njëra nga katër firmat lidere, në nivel botëror, që prodhon pajisje elektrike dhe mekanizma elektrik për firmat më të njohura automobilistike si Volkswagen, Mercedes, BMW, Ford, etj.

Pritet që kjo firmë të investojë deri 30 milionë euro, për dhjetë vjetë, dhe të hapë 800 vende të reja pune./Telegrafi/

Exit mobile version