Site icon Telegrafi

Firma e madhe e orëve botërore vjen edhe në Kosovë (Foto)

CASIO – kompania e madhe japoneze e orave dhe produkteve tjera shumë të suksesshme, ka ardhur në Kosovë, me modelet e G-Shock, BabyG, Edifice, Sheen, ProTrek dhe Casio Collection Tani në tregun tonë do të mund të blihen të gjitha modelet e orëve të CASIO, të cilat njihen për cilësinë dhe fortësinë e tyre, ndërsa shumica janë rezistente ndaj ujit, dridhjeve dhe shumë faktorëve ndaj të cilëve ekspozohen shumica e orëve tjera.

Në një ngjarje zyrtare ku kanë marrë pjesë shumë individ dhe biznese kosovare, është bërë hapja zyrtare e markës së orëve CASIO në Kosovë, pas 187 vendeve tjera në të cilat Casio ofron produktet e saj.Përfaqësuesi zyrtar për Casio në Kosovë është rrjeti i madh kosovar i orëve dhe syzeve, iAs Group, e cila përfaqëson edhe 26 marka tjera të njohura botërore të orëve dhe syzeve në tregun tonë. iAs do të ofrojë të gjitha modelet e linjave si G-Shock, BabyG, Edifice, Sheen, ProTrek dhe Casio Collection.

Me mbi 11,000 njerëz të punësuar në gjithë botën, CASIO është një lojtar i madh në tregun botëror të orëve, ndërsa vetëm vitin e kaluar kompania japoneze ka arritur të bëjë mbi 2.6 miliardë euro qarkullim me modelet e shumta të orëve të saj.Deri në mars të vitit të kaluar, Casio ka shitur më shumë se 1.4 miliard njësi të orëve të saj, ndërsa nga ky total mbi 87 milionë njësi kanë qenë nga linja G-SHOCK. Rreth 70 përqind të shitjeve Casio i ka realizuar në tregjet perendimore, jashtë vendit të saj të origjinës – Japonisë.

Exit mobile version