Telegrafi

Firefox thyen rekordin e vet

Javën e kaluar ekipi i Mozillas, i cili gjendet prapa shfletuesit alternativ më të popullarizuar në botë, prezantoi versionin e katërt të Firefox, të cilin vetëm brenda tre orësh e morën rreth një milion njerëz, ndërsa brenda 24 orëve të para, ishte marrë 7.1 milionë herë.

Ndërkohë, dita më aktive është treguar e mërkura e kaluar, kur Firefox 4 është shkarkuar nga 8.75 milionë përdorues.

Përkundër se kjo shifër thyen rekordin e mëparshëm (të Firefox 3 që në vitin 2008 regjistroi rreth tetë milionë shkarkime brenda një dite), nga Mozilla kanë thënë se nuk do të kontaktojnë drejtuesit e Guinness.

Deri të hënën, në përgjithësi Firefox 4 është marrë nga 37 milionë përdorues. /Telegrafi/