Telegrafi

Firefox OS vjen në Kroaci, Mal të Zi dhe Maqedoni

Në fakt, ajo ka arritur marrëveshje me Deutsche Telekom për lansimin e modelit të ri të telefonit Alactal OneTouch Fire E në Gjermani, ndërsa pajisja e njëjtë do të lëshohet edhe në vendet e rajonit tonë, duke e përfshirë Kroacinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Platforma e re, Firefox OS do të lëshohet më vonë edhe në Amerikën Latine, duke përfshirë vendet si Argjentina dhe Ekuadori dhe të tjerat, në të cilat do të prezantohet telefoni i ZTE, dhe kjo pritet të ndodhë deri në fund të vitit.

Mozilla do ta nisë Firefox OS edhe në rajonin aziatik të Paqësorit, para fundit të vitit. /Telegrafi/