Telegrafi

Firefox 7 në distribucion

Në mesin e risive më të rëndësishme janë performancat më të mira dhe përdorimi i sasisë më të vogël të memories së kompjuterit (deri në 50 për qind më pak në disa raste) si dhe Canvas operacionet me përshpejtim harduerik, të cilat mundësojnë shfaqjen më të shpejtë të faqeve HTML5.

Është përditësuar edhe opsioni Firefox Sync, protokolli WebSocket tani është në versionin 8, e është shtuar edhe opsioni Telemetry, që shfrytëzuesve u ofron mundësinë e dërgimit anonim të të dhënave për performancat e shfletuesit tek Mozilla për hir të avancimit të versioneve të ardhshme. Firefox 7 është publikuar për sistemet operative Mac, Windows dhe Linux, ndërsa është publikuar edhe versioni analog për Android. /Telegrafi/