Telegrafi

Firefox 4 vjen më 22 mars

Në dhjetë muajt e kaluar, Firefox 4 është prezantuar në publik në 12 beta-versione dhe një RC, ndërsa tani është gati për prezantim final. Sipas njoftimit, Firefox 4 vjen më 22 mars.

Firefox 4 është dashur të ishte në treg në tetorin e kaluar, mirëpo drejtuesit e Mozillas kishin vendosur që në ueb-shfletuesin e tyre të implementojnë disa mundësi shtesë, gjë që e ka zgjatur finalizimin e tij.

Versioni final do të ketë mundësi të reja, siç është shfrytëzimi i mundësive harduerike të kartelave grafike të sistemeve kompjuterike. /Telegrafi/