Telegrafi

Firefox 4 RC1

Sipas informatave në faqet e Mozillas, ‘Firefox 4 Release Candidate ‘ krahasuar me versionin paraprak nuk sjell të reja të mëdha e as përmirësime të problemeve, por kryesisht bëhet fjalë për disa përmirësime të vogla sa i përket stabilitetit, kompatibilitetit dhe performancave.

Nëse nuk shfaqen probleme të mëdha, Mozilla së shpejti në bazë të këtij kandidati mund të lansojë edhe versionin e vërtetë të shfletuesit.

Mozilla po ashtu ka prezantuar edhe disa demonstrime për vizonin e vet për të ardhmen e ueb-faqeve në Web o’ Wonder. /Telegrafi/