Telegrafi

Firefox 4 RC për telefona të mençur

Firefox 4 për sistemet operative Android dhe Maemo tash ka shenjën RC, ndërsa zhvilluesit thonë se ai mundëson ‘scrolling’ më të shpejtë të faqeve, reagim më të shpejtë në përgjithësi dhe përvojë më të këndshme shfrytëzuese.

Përdoruesit e këtij shfletuesi mund ta modifikojnë atë me shtesa të ndryshme të Firefox, ndërsa mbështeten edhe Awesome Screen, surfimi në tabe, shtimi i ‘bookmark’ dhe Firefox Sync.

Për informata shtesë dhe linqe për marrjen e Firefox 4 në telefonat celularë me Android dhe Maemo, klikoni këtu. /Telegrafi/