Telegrafi

Firefox 4 RC në fund të javës

Qysh muajin e kaluar nga Mozilla kanë premtuar versionin përfundimtar të Firefox 4 për fundin e shkurtit. Mirëpo, më 15 shkurt ende ekzistonin 22 vrima të mëdha softuerike të cilat nevojiteshin të mbyllen para lansimit të versionit RC. Shumë kohë është shpenzuar në vrima softuerike të cilat nuk kanë qenë kritike, ka njoftuar Damon Sicore, një prej udhëheqësve të zhvillimit në Mozilla.

Para lansimit të versionit RC na pret edhe një version eksperimental i Firefox 4, e nëse gjërat vendosen në vend të vetin, RC do të lansohet më 25 shkurt. Kjo nënkupton se versionin përfundimtar të shfletuesit mund ta presim dikur në mars.

Pas lansimit të Firefox 4 Mozilla do të ndryshojë strategjinë e shfletuesit të vet. Gjërat do të duhej të shkonin më shpejtë, e në plan është që deri në fund të vitit të lansohen Firefox 5, 6 e 7. /Telegrafi/