Telegrafi

Firefox 4 në fund të shkurtit?

Duke marrë parasysh se kanë shtyrë paraqitjen e Firefox 4 për këtë vit, në Mozilla nuk duan ta zgjasin më. Sipas shefit për zhvillim në Mozilla, Damon Sicore, shfletuesi i ri do të duhej të paraqitej muajin e ardhshëm.

Paraqitjen e shfletuesit aktualisht e bllokojnë 160 vrima serioze softuerike, e në Mozilla aktualisht punojnë në evitimin e shpejt të tyre. Për të testuar rregullimet, në plan është edhe një version beta, e versioni RC (Release Candidate) do të duhej të ofrohej në fillim të muajit të ardhshëm. /Telegrafi/