Telegrafi

Firefox 4 merret dyfish më shumë se IE9

Nga ana tjetër, Microsoft vazhdon të theksojë që versioni i ri IE9 është përditësuar 2.35 milionë herë vetëm në ditën e parë pas prezantimit të tij.

Mirëpo, për më pak se 24 orë pas prezantimit, Firefox 4 ka përjetuar 4.7 milionë përditësime, thuhet në njoftimin zyrtar të Mozillas.

Kjo është shumë më pak se versioni i mëparshëm, kur kihet parasysh se Firefox 3 brenda një dite shënoi marrje të tetë milionë kopjeve.

Megjithatë, duhet përmendur se asokohe kishte pasur një fushatë shumë të fuqishme reklamuese përmes kompanisë Download Day. /Telegrafi/