Telegrafi

FireChat mundëson dërgimin e mesazheve edhe pa internet

Mirëpo, njëri prej aplikacioneve mobile i cili është lëshuar javën e kaluar për iPhone, është më i veçantë. FireChat është aplikacioni i vetëm mobil i cili mund të përdoret pa rrjet të telefonisë mobile.

FireChat ka përfituar nga funksioni i ri të cilin Apple e ka prezantuar në versionin e fundit të sistemit operativ mobil, iOS7, dhe i cili njihet si “multipeer connectivity”.

Ky funksion u mundëson përdoruesve të lidhen me njëri tjetrin duke përdorur Bluetooth apo Wi-Fi, si alternativë për internetin.

Përdoruesit e FireChat, mund ta përdorin opsionin “nearby” për të shkëmbyer mesazhe me miqtë e tyre dhe përdoruesit e tjerë të cilët janë në distancë prej 30 metrash, dhe për këto mesazhe ata nuk kanë nevojë të shpenzojnë në SMS apo megabajt nga pakot e tyre të internetit.

Micha Benoliel, drejtor dhe themelues i aplikacionit FireChat ka thënë se aplikacioni e dëshmon se si telefonat mund të punojnë pa u lidhur në rrjete mobile.

Krijuesi i FireChat ka thënë se “Ne duhet të krijojmë internet me spektër më të ngushtë, i cili operon si i pavarur, dhe më pas i njëjti lidhet me rrjetin më të madh (të përgjithshëm) të internetit.” / Telegrafi /