Vetëm se nuk pritet të kryejë ndjekje edhe nëpër autostrada
Sa herë që mendojmë për Gjermaninë dhe forcat e rendit atje, na kujtohen të ashtuquajturit Polizei të fuqishëm, që ngasin Porsche 911 apo BMW M5, transmeton Telegrafi.
Ata lëvizin me mbi 200 kilometra në orë nëpër ‘autobanat’ e famshëm dhe çdo kriminalitet i mundshëm, e ka rezultatin thuajse zero.
Por nuk duhet harruar edhe Volkswagen Beetle të policisë, që është prodhuar më 1979.
Makina ka qenë pjesë e njësiteve policore të kohës, ndërsa tani është në pronësi të Spike Feresten, që është bërë pjesë e garazhit të Jay Leno, për ta treguar nga afër.
Prej prodhimit, deri më 1990, kjo ‘Fiqë’ është shfrytëzuar për nevoja policore, ndërsa më pas u shit në ankand sikur të gjitha makinat që iu “kalon koha”.
Por, ky ekzemplar, ka të njëjtën pamje sikur makinat që shfrytëzohen për mbrojtjen e trafikut, bashkë me dritat dhe sirenën, vetëm se i ndryshuar është sistemi nën kapak. /Telegrafi/