Telegrafi

Fiorentina shkatërron Sienan

Mysafirët i dhanë fund dyshimit për fituesin që në pjesën e parë duke shënuar tri herë me anë të Per Kroldrup (5’), Mario Santana (29’) dhe Alberto Gilardino (37’).

Gilla shënoi edhe në pjesën e dytë (66’), duke ngritur epërsinë në 4-0, ndërsa Adrian Mutu shënoi golin e pestë për lojtarët me fanellat vjollce.

Në minutën e 84, vendasit shënuan golin e nderit, ndërsa realizues ishte Massimo Maccarone nga pika e bardhë. /Telegrafi/