Fiorentina ka arritur të shënojë fitore me rezultat të thellë 7-1 ndaj Romës në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.
Violat e arritën kalimin në gjysmëfinale pas një loje dominuese në ‘Artemio Franchi’.
Dyshja Federico Chiesa dhe Kevin Mirallas arritën që me kombinimet e tyre të shënojnë dy herë.
Fillimisht italiani shënoi në minutën e shtatë, pastaj edhe në të 18-tën fal asistimeve të belgut Mirallas.
Roma e hapi ndeshjen me golin e Kolarov të shënuar në minutën e 28-të, por kjo ishte e gjitha.
Luis Muriell e mbylli pjesën e parë me gol, duke shënuar në minutën e 33-të, për 3-1.
Në pjesën e dytë Violat shënuan edhe katër herë të tjera.
Benassi shënoi në minutën e 66-të, ndërsa Edin Dzeko u largua nga loja me karton të kuq.
Chiesa e kompletoi het-trikun, ndërsa dy herë shënoi edhe Giovanni Simeone për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 7-1.
Fiorentina e pret fituesin e ndeshjes Atalanta – Juventus./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1ke-q2See4I