Telegrafi

Fiorentina nënshkruan me Cristiano Zanettin

“Fiorentina e ka marrë atë. Dy klubet kanë arritur marrëveshje, si edhe lojtari. Mund të them se ai është një nënshkrim i qëlluar për toskanët, duke parë se Cristiano është 100% i gatshëm dhe mund t’i japë një krah të madh violas”, ka thënë agjenti i lojtarit.

32-vjeçari Zanetti, i cili filloi karrierën pikërisht me Fiorentinën, rikthehet në Artemio Franchi për një shumë, e cila besohet të jetë rreth 2 milionë euro dhe raportohet se ka nënshkruar marrëveshje tre-vjeçare.