Telegrafi

Fiorentina në gjysmëfinale të Kupës

Që në pjesën e parë, Viola krijoi epërsi të dyfishtë me anë të rumunit Adrian Mutu (9’ dhe 44’).

Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), Biancocelestët ngushtuan epërsinë me anë të Mauro Zarates, por tetë minuta më pas Mutu asistoi te Per Kroldrup, i cili shënoi për rezultatin 3-1.

Krejt çka bënë mysafirët deri në fund të ndeshjes, ishte një gol i shënuar nga Tommaso Rocchi në minutën e 68-të. /Telegrafi/