Telegrafi

Fiorentina mposhtet, Genoa dhe Napoli fitojnë

Me golat e Abel Mathias Hernandez (27’ dhe 36’) dhe Igor Budan (58’), Palermo ka shënuar fitore bindëse përballë Fiorentinas që nuk po gjen formën e mirë kohëve të fundit.

Ndërkohë Genoa e ka mposhtur Atalantan me rezultat 2-0, kurse Napoli ka fituar si mysafir i Livornos me po të njëjtin rezultat. /Telegrafi/