Site icon Telegrafi

Fiorentina mposht Romën me përmbysje spektakolare në fund

Fiorentina ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 37-të të Serie A.

Roma e nisi takimin me gol, kur Ola Solbakken asistoi te Stephan El Shaarawy i cili shënoi për 1-0.

Romakët kishin edhe raste të tjera në pjesën e parë për të shënuar, por Solbakken, El Shaaraëy dhe Andrea Belotti nuk ishin të saktë nga pozita shumë të mira.

Në pjesën e dytë Fiorentina ishte më serioze dhe tentonte të merrte në dorë ndeshjen.

Golin e barazimit Viola e gjeti në minutën e 85-të, kur Rolando Mandragora asistoi te  Luka Jovic që shënoi për 1-1.

Pas tre minutash u përmbys gjithçka me Jonathan Ikone që shënoi për 2-1.

Roma mbetet e gjashta në renditje me 60 pikë, ndërsa Fiore është e nënta me 53 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version