Telegrafi

Fiorentina mposht Napolin

Pas një pjese të parë pa gola, ishte Ezequiel Lavezzi i cili hapi rezultatin me të filluar pjesa e dytë, duke kaluar vendasit në avantazh (48’).

Kur kaluan një orë lojë Alberto Gilardino barazoi rezultatin për Fiorentinën, ndërsa i njëjti lojtar shënoi edhe tre minuta para fundit të ndeshjes për t’i dhënë edhe avantazhin ekipit të tij.

Mesfushori malazias Stevan Jovetic shënoi edhe një gol në minutat shtesë të ndeshjes për të vulosur fitoren Violas, fitore e cila vjen pas dëshpërimit në Ligën e Kampionëve ku u eliminua nga Bayern Munich.

Tre pikët e reja e mbajnë Fiorentinën në pozitën e 10-të me 38 pikë, derisa Napoli me 41 pikë do të mbetet në pozitën e shtatë, pozitë kjo e cila kërcënohet nga Genoa dhe Cagliari. /Telegrafi/