Telegrafi

Fiorentina kthen Keirrison te Barcelona

Drejtori sportiv i Violas, Pantaleo Corvino, mbrëmjen e kaluar ka konfirmuar vendimin se sulmuesi nuk do të jetë më pjesë e ekipit italian për sezonin e ardhshëm.

Keirrison pritet të rikthehet në Brazil si huazim, ku një varg klubesh dëshirojnë të marrin të riun nga duart e Barcelonës. /Telegrafi/