Site icon Telegrafi

Fiorentina konfirmon vdekjen e Astorit pas një sëmundje të papritur

Mbrojtësi i njohur italian, Davide Astori ka ndërruar jetë në mëngjesin e ditës së diel.

Lajmi i qarkulluar disa minuta më parë në mediat italiane është konfirmuar edhe nga klubi i Fiorentinës.

Fiorentina po qëndronte në një hotel në Udinese para ndeshjes së javës së 27-të në Serie A.

31-vjeçari është gjendur i vdekur në dhomën e tij në hotelin ku po qëndronte klubi i Fiorentinës.

Davide Astori (Photo /Getty Images)

“Fiorentina thellë e mërzitur është e detyruar të ju njoftoj se kapiteni i saj Davide Astori gjendur i vdekur pas një sëmundje të papritur”.

“Për situatën e tmerrshme dhe delikate e mbi të gjitha për respektin ndaj familjes, bëhen thirrje për ndjeshmërinë e secilit”, thuhet në njoftimin e klubit në Twitter.

Ish-reprezentuesi italian kishte pasur një atak kardiak në zemër.

Ndeshja mes Udineses dhe Fiorentinës është shtyrë për një ditë tjetër pas lajmit të konfirmuar. /Telegrafi/

Exit mobile version