Telegrafi

Fiorentina konfirmon largimin e Prandellit

“Ne nuk kemi sekrete. Gjatë të premtes kishim takim në të cilën të gjithë planifikuam strategjinë e transferove për sezonin e ardhshëm, sistemet taktike dhe objektivat. E shikuam të ardhmen me Prandellin”, ka thënë zëvendëspresidenti Mario Cognini në faqen zyrtare të klubit.

“Pastaj të mërkurën gjithçka ndryshoi pas kontakteve nga Federata. Klubi nuk ka pasur kontakte të mëhershme me Federatën dhe as Prandelli. Kur erdhi telefonata, ne dhamë leje për biseda. Nuk ka qenë e drejtë t’i ndalojmë”.

“Është ëndërr për çdo trajner të udhëheqë Italinë. Nuk mund ta pengoni një taktik nga kjo zgjedhje ose të vendosni për të nëse mund ta pranojë një mundësi kaq prestigjioze. Ai do të bëhet një prej pesë trajnerëve më të famshëm në botë”, ka shtuar Cognini për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/