Telegrafi

Fiorentina konfirmon interesimin për Borinin dhe Osvaldon

Viola e transferoi Giuseppe Rossin në afatin e janarit, mirëpo shtimi i interesimit për Stevan Joveticin, ka bërë që klubi italian të interesohet për alternativa në sulm.

“Jemi në kërkim të një sulmuesi të uritur për gola. Një lojtar i cili jeton për të shënuar gola”.

“Na pëlqen Fabio Borini, mirëpo vështirë se Liverpooli do ta lejojë largimin e tij”.

“Osvaldo? Nuk mendoj se Roma do të dëshironte ta forcojë një rival të drejtpërdrejtë, por kurrë mos thuaj kurrë”, ka deklaruar Prade për Radio Toscana. /Telegrafi/