Telegrafi

Fiorentina konfirmon infektimin e Jose Callejonit me COVID-19

Fiorentina ka njoftuar se spanjolli Jose Callejon është futur në karantinë pasi ka rezultuar pozitiv me coronavirusin e njohur si COVID-19.

Një rast tjetër është zbuluar në Serie A, këtë herë është anësori sulmuesi i klubit Viola, Callejon, i cili u transferua në Artemio Franchi si lojtar i lirë pasi skadoi kontrata e tij në Napoli gjatë verës.

Lojtari është asimptomatik dhe tashmë i izoluar sipas protokollit dhe këtë klubi e konfirmoi me anë të një deklarate.

“ACF Fiorentina njofton se një rast pozitiv i coronavirusit u gjet gjatë testeve parandaluese. Lojtari në fjalë është Jose Maria Callejon, i cili është asimptomatik dhe tashmë i izoluar”.

“Grupi i ekipit të Fiorentinas tani do të hyjë në karantinë dhe do të vazhdojë të ndjekë të gjithë procedurën e parashikuar nga protokollet shëndetësore”, thuhët në njoftim.

Fiorentina po përgatitet të luajë me Parman nesër (e shtunë) në Ennio Tardini dhe për këtë arsye duhet të përballet pa anësorin spanjoll. /Telegrafi/