Frederik Veseli është bërë njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në Itali.
Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Empolit në Serie B.
Skuadra e njohur italiane është pranë rikthimit në Serie A dhe Veseli është ndër më meritorët për këtë sukses.
Mediat italiane kanë raportuar se Sassuolo, Bologna dhe Cagliari po e duan mbrojtësin shqiptar.
Por së fundmi në Itali është raportuar edhe për dy skuadra të tjera që po kërkojnë shërbimet e Veselit.
Bëhet fjalë për dy ekipet me emër të respektueshëm në Itali, Fiorentinën dhe Genoan.
Sipas asaj që ka shkruar ‘Tuttomercatoweb’, klubi vjollcë e sheh Veselin si zëvendësues të ish-kapitenit të saj të ndjerit Davide Astori.
25-vjeçari iu bashkua Empolit si futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me Luganon.
Por vlera e kartonit të tij aktualisht po sillet rreth tre milionë euro.
Gjithsesi pas shumë interesimeve të skuadrave të njohura italiane, e ardhmja e Veselit duket larg Empolit. /Telegrafi/