Telegrafi

Fiorentina dhe Napoli fitojnë, Sampdoria barazon

Sampdoria nuk ka arritur të mbajë epërsinë deri në fund të takimit kundër Cagliarit në shtëpi. Goli i epërsisë për Sampdorian erdhi nga Stefano Guberti (47’), ndërsa rezultatin e këtij takimi e barazoi Nene pas asistimit të Contit (80’).

Napoli sigurt vazhdon luftën për pozitën e katërt. Napolitanët u treguan të fortë për sicilianët e Catanias, duke i mposhtur ata me rezultat minimal. Të vetmin gol e shënoi Paolo Cannavaro nga shërbimi i Fabio Quagliarellas (51’).

Fiorentina i dha leksion futbollistik Udineses në Artemio Francchi duke e shkelur me rezultat 4-1.

Juan Manuel Vargas hapi serinë e golave (36’), kurse rezultatin e pjesës së parë e vendosi Simone Pepe nga shërbimi i Di Natales për barazimin 1-1 (41’).

Në pjesën e dytë, Fiorentina shënoi edhe tri herë të tjera. Alberto Gilardino (55’) dhe Santana (68’) shënuan për 3-1, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Stevan Jovetic (84’).

Napoli me këtë fitore mban pozitën e pestë me 48 pikë aq sa ka edhe Juventusi dhe Sampdoria, që mbajnë pozitat gjashtë dhe shtatë, respektivisht. Fiorentina është prapa rivalëve me 44 pikë. /Telegrafi/