Kanë përfunduar nëntë ndeshjet e para në Ligën e Evropës.
Skuadra italiane, Fiorentina ka arritur një fitore tejet të madhe nga udhëtimi në Gjermani.
‘Viola’ ka triumfuar në fushën e nxehtë të Borussia Moenchegladbach me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm për ekipin italian e ka shënuar talenti Federico Bernardeschi nga gjuajtja e lirë.
Fitore në udhëtim ka shënuar edhe Lyon që ka triumfuar ndaj AZ Alkmar me rezultat 1-4.
Alexandre Lacazette me dy gola dhe Tousart e Aouar me nga një gol i kanë dhënë fitoren e madhe Lyonit.
Ndërkohë Tottenham është përkujdesur për befasi duke pësuar humbje nga udhëtimi në Belgjikë 1-0 nga Gent. /Telegrafi/
Rezultatet:
Krasnodar – Fenerbahce 1-0
Astra – Genk 2-2
AZ Alkmar – Lyon 1-4
Gladbach – Fiorentina 0-1
Celta Vigo – Shakhtar 0-1
Rostov – Sparta Pragë 4-0
Gent – Tottenham 1-0
Ludogorets – Copenhagen 1-2
Olympiakos – Osmanlispor 0-0