Telegrafi

Fiorentina dëshiron të huazojë Gagon

Drejtori sportiv i Violas, Pantaleo Corvino, dëshiron të angazhojë argjentinasin si huazim për gjysmën e dytë të sezonit në afatin kalimtar të muajit janar.

Corvino shpreson të shfrytëzojë avantazhin e interesimit të Realit për mbrojtësin e majtë të Fiorentinës, Juan Manuel Vargas, për të filluar bisedimet me Gagon.

Këtë javë, edhe legjenda e Realit, Roberto Carlos, tha se Vargas do të ishte një përforcim i shkëlqyeshëm për klubin mbretëror./Telegrafi/