Telegrafi

Fiorentina barazon në minutat shtesë

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e shtatë të lojës me anë të Sebastiano Siviglia, avantazh të cilin e ruajtën deri në minutat e fundit të ndeshjes.

Por, në momentet kur u mendua se romakët do të nxjerrin tre pikë shumë të vlefshme nga ky takim, sulmuesi i Barcelonës i huazuar te Fiorentina, Keirrison, shënoi për t’i dhënë një pikë Violas.

Barazimi shkon në të keq të Lazios që pas fitores së Catanias ndaj Barit (4-0) tash bie edhe një pozitë më poshtë, në të 16-tën, një vend larg zonës së rrezikut. Madje Lazio rrezikon të zbresë edhe një pozitë tjetër nëse Livorno nesër shënon fitore ndaj Sienës./Telegrafi/