Telegrafi

Fiorentina akuzon FIGC-në

“Duke iu referuar raporteve në media të dielën dhe të premten dhe me respekt për marrëveshjen e arritur mes FIGC-së dhe Cesare Prandellit si trajner i ri i kombëtares italiane, ACF Fiorentina bën të ditur se, deri tani, klubi pret të informohet ose t’i tërhiqet vërejtja nga ndonjëra prej palëve”.

“Ne e kemi marrë këtë lajm vetëm nga faqja zyrtare e FIGC-së dhe mediave, se është arritur një marrëveshje mes presidentit të FIGC-së, Giancarlo Abete dhe Cesare Prandellit. Ne e konsiderojmë këtë sjellje si shumë jo respektuese ndaj klubit dhe tifozëve të tij”, thotë komunikata e klubit nga Firenca. /Telegrafi/