Roma ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Fiorentina 2-4.
‘Giallorosët’ shënuan edhe fitoren e katërt radhazi në Serie A, duke treguar se janë në një formë tejet të mirë.
Braziliani Gerson me dy gola ndërsa Kostas Manolas dhe Diego Perotti me nga një ishin më meritorët për këtë fitore të Romës.
Kësisoj futbollisti me notën më të lartë në ndeshje është braziliani Gerson (8.4), po aq sa është vlerësuar edhe Edin Dzeko.
Nota të larta kanë marrë edhe Radja Nainggolan (7.9), Kolarov (7.7), Federico Fazio (7.6), si dhe dyshja Kostas Manolas e Maxime Gonalons (7.4).
Te Fiorentina notën më të lartë e mori Veretout (7.5), Biraghi (7.3) dhe Dias (7.2).
Ndërkohë notën më të ulët në këtë takim e kishte mbrojtësi i vendasve Pezzella(5.9).
Pas kësaj fitore, Roma mbetet në pozitën e pestë me 27 pikë, pesë më pak se lideri Napoli por që ‘Giallorosët’ kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/