Aktorja e njohur shqiptare, Fiona Gllavica, ditë më parë i dha fund beqarisë.
Ajo është martuar me partnerin e saj, Arbnor Pacollin, dasma luksoze e të cilëve ishte organizuar në Prishtinë.
Ndërkaq, vetëm pak ditë pas martesës, çifti muajin e mjaltit vendosën të kalojnë në një nga vendet më ekzotike, Tajlandë.
Aktorja Gllavica në rrjetet sociale ka publikuar një sërë fotografish nga pushimet e saj atraktive.
Ajo duket tejet tërheqëse, ndërsa në njërën prej imazheve është shfaqur me veshje tradicionale të tyre.
Ndryshe, Fiona është pjesë e shfaqjeve të ndryshme teatrale, kurse famën më të madhe e ka arritur me serialin shumë të shikuar vendor “Çka ka shpija”. /Telegrafi/