Telegrafi

Fiona Gllavica rrëfen mënyrën interesante se si është njohur me bashkëshortin

Fiona Gllavica (Foto: Instagram)

Ajo është njëra nga aktoret shqiptare që ka marrë vëmendje të madhe me rolet e saj që nga fillimi i karrierës.

Fjala është për artisten Fiona Gllavica, e cila për publikun u bë më e njohur me paraqitjen në serialin “Çka ka shpija”.

Krahas karrierës së bujshme profesionale, aktorja përflitet tejet shumë edhe për anën personale përfshirë këtu edhe bashkëshortin.

Fiona Gllavica (Foto: YouTube)

Në një intervistë së fundmi dhënë në Prive në rubrikën ‘5 data’, Fiona në një nga datat ka rrëfyer për njohjen me partnerin e saj.

Gllavica tregon mënyrën interesante se si është njohur me Arbnorin dhe për takimin e parë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fiona Gllavica

“Unë e kam një qen të vogël, Arbnori e ka hotelin e qenve dhe fillimisht jemi takuar në park me qentë, jemi njohur më herët por kemi filluar më pas të qëndrojmë në park, pastaj kemi qenë shokë të mirë dhe prej shoqërisë dashuria, qeni ka qenë nismëtari”, ka thënë ajo.


Fiona dhe Arbnori ndërkohë u martuan në korrik të vitit 2019 dhe tanimë janë prindër të një djali të quajtur, Lekë. /Telegrafi/