Site icon Telegrafi

Fiona Gllavica po bëhet nënë për herë të parë

Fiona Gllavica (Foto: Instagram)

Ajo ka arritur të fitoi zemrat e publikut me rolin e ‘Pajtesës’ në serialin e famshëm vendor “Çka ka shpija”.

Fjala është për aktoren Fiona Gllavica, e cila po ashtu gjatë këtij viti kurorëzoi dashurinë me martesë me partnerin e saj, Arbnor Pacolli, ceremonia e të cilëve u përfol mjaft shumë në mediat rozë.

Së fundmi, e ftuar në Prive në rubrikën ‘Qitja pikën’, Fiona ka treguar se është në pritje të ëmëbël dhe se gjatë verës do bëhet nënë.

 

Në fjalinë “Do të bëhem nënë…” që duhet të vazhdonte ajo, aktorja përgjigjet:

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fiona Gllavica

“Do të bëhem nënë në fillim të korrikut ose në fund të qershorit”, që la të kuptohej se është në javët e para të shtatzënisë.

Ndër të tjerash, Gllavica është e njohur për rolet e saj në disa shfaqje teatrale në kryeqytet, derisa famën më të madhe e arriti në serialin “Çka ka shpija”. /Telegrafi/

Exit mobile version