Ajo është njëra prej aktoreve më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm.
Fjala është për artisten e njohur Fiona Gllavica, bukuroshen e cila ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve tash e disa vite.
E njëjta njëherësh është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ndërsa ndan me ndjekësit fotografi e video të ndryshme.
Gjatë ditës së sotme, ajo ka kujtuar nënën e ndjerë, e cila ishte ndarë nga jeta gjashtë vite më parë për shkak të një sëmundjeje.
“Është e papërshkrueshme veç ideja se duhet të shkruaj për një mungesë që se ka fundin në tokë e as qiell. Veç ëndërrtart’ e dijnë se sa e pa prekshme është dhimbja e të jetuarit me zemrën gjysmë, pa zërin që mrekullon qetësinë dhe shikimin përkëdhelës të nanës. S’kam guxuar ende ta quaj botën mizore, sepse kujtimi yt dhe vepra yte i ka dhënë rrugëve të jetës dashninë e paramendume. S’guxoj të bërtasë për boshllëqet sepse kam mësuar nga më e mira, që zemrat duhet të rrahin në plotësi edhe në ditët me shi. Më mungon nanë, u bë kaq kohë”.
“Të kujtoj nanë, çdo ditë, edhe të flasë e të shënoj në vargje dedikime jete. I paharruar, i lehtë si era, i bardhë si pendët e pëllumbave të paqes vie edhe ky vjetor i ikjes tënde që numëron përpjekjet e mia për të të gjetur në të lumturën. Të dua fort nanë, Po të bëj gyshe këtë vit. Bebushi do të fle i qetë sepse përkundet nga krahët e engjullit”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.
Fiona përndryshe këtë vit pritet të bëhet nënë për herë të parë, megjithëse po vazhdon të jetë aktive në serialin “Çka ka shpija”. /Telegrafi/