Aktorja e njohur shqiptare, Fiona Gllavica, ka humbur nënën në moshë të re.
Ajo duket se ka qenë shumë e lidhur me të ëmën, dhe se humbja e saj për të do të mbetet momenti më i keq i jetës.
E njëjta së fundmi e ka kujtuar atë përmes një fotografie të ndarë në rrjetin social, Instagram, pikërisht për ditëlindjen e saj.
“Shumë ditë të shënume kanë kalu prej ditës së ikjes së nanës, të shumëta janë gëzimet dhe mbledhitë ku mungon prezenca e saj. Por në këtë ditë të lindjes tënde nanë dua me të kujtu ndryshe prej herave tjera, pa lot dhe pa zemërim që s’të kam në përqafim. Sot, dua me e kujtu buzëqeshjen tënde, ngrohtësinë e shpirtit tënd, përqafimet, aromat e këndshme të ushqimeve që i përgatisje me kaq pasion, shakatë dhe këshillat e tua të panumërta. Ishe kaq e madhe dhe humane, kaq e dashur dhe e afërt sa me ty ndaja edhe tituj shoqërie. Më mungon çdo ditë, kurrë s’kam për ta dijtë cilën herë më shumë, por gjithmonë, gjithmonë kujtimi për ty është kaq i freskët dhe kaq i dashur. Po, më mungon shumë! Do të doja veç një mesazh të përcjellë, të gjithë ju që po më lexoni ndër rreshta, shtrëngoni në përqafim nënat çdo ditë sikur të jetë përshëndetja e fundit.Gëzuar ditëlindja nanë, faleminderit për jetën! Të dua shumë”, ka shkruar mes të tjerash ajo.
Përndryshe, Fiona para një muaji i dha fund beqarisë, duke u martuar me partnerin e saj, Arbnor Pacollin. /Telegrafi/