Aktorja e njohur e serialit “Çka ka shpija”, Fiona Gllavica, sot (e enjte) është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë personale, Instagram.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Arbnor Pacolli, mirëpritën djalin e tyre të parë të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Lekë.
“Ditën që e kuptova se ti do të vije në këtë botë, të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e mia nisën me u thurrë mbi ty. Ditën që dëgjova rrahjet e zemrës tënde e kuptova sa bota ime gjendet brenda meje, e do të marrë tjetër kuptim kur ti do të jesh këtu”.
“Herën e parë që të ndjeva brenda meje e kuptova që hapat e t’u do të lënë gjurmë në historinë tonë. Nuk paska fjalë per ta pershkruar ndjenjën kur të morra ne krahët e mi! Lekë i vogli jonë mirë se erdhe! Ëngjulli i nanës, drita që do të më përcjellë”, ka shkruar mes tjerash ajo.
Ndryshe, Fiona kurorëzoi dashurinë me martesë në korrik të vitit të kaluar në një ceremoni luksoze në Prishtinë. /Telegrafi/