Telegrafi

Fiona Abdullahu, grimere e filmave horror – prezanton grimin simetrik (Video)

Fiona Abdullahu është një prej emrave të njohur të skenës së grimit në Kosovë.

Artistja e grimit ka kohë që është angazhuar në projekte të ndryshme filmike.

Njihet për grimin e saj me motive të frikshme, kryesisht për filma horror, ku është një specialiste e vërtetë.

Fiona flet për emisionin “Modë” me Renata Gafurin për punën e saj në projekte të ndryshme në Finlandë dhe Paris.

“Kam pasur arsimtar Robin Mattheës i cili e ka fituar Oscarin”, tha mes tjerash Fiona në emisionin “Modë” të RTV Dukagjinit.

Ajo më tej ka prezantuar editorialin e grimit simetrik, ku ka zbuluar sekretet e këtij lloj grimi.

Emisioni “Modë” me autore Renata Gafurin për trendet më të reja të modës transmetohet çdo të premte në ora 22:15. /Telegrafi/