Site icon Telegrafi

Finlandezi dhe rusja rekorderë në saunë

Timo Kaukonen ka fituar në konkurrencën e meshkujve me rezultat prej 3 minutash e 46 sekondash, derisa i plasuari i dytë, bashkëkombësi i tij, ka qëndruar dy sekonda më pak. Kampionia botërore është rusja Tatyana Arkhipenko me rezultat 3 minuta e 9 sekonda.

Gara e cila organizohet nga viti 1999 në qytetin Heinola, rreth 140 kilometra në veri të Helsinkit, është mbajtur të shtunën mbrëma me pjesëmarrje prej 150 kandidatëve nga 20 shtete të ndryshmë.

Finlanda është e njohur si shtet në të cilin ndodhin garat më të çuditshme në botë.

Exit mobile version