Site icon Telegrafi

Finlandezët kampionë botërorë në bartjen e grave

Qyteti Sonkajarvi në lindje të Finlandës ka qenë nikoqir i kampionatit të sivjetmë. Në mesin e 35 çifteve nga pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Japoninë, Australinë e Irlandën, ka fituar çifti vendas, ai finlandez.

Shpërblimi kryesor i kampionatit është po aq litra birrë sa është e rëndë gruaja. Edhe pse fituesi ka deklaruar se është marrë me sporte të ndryshme, por se ky është më i vështiri, terrenin përplot me pengesa e kanë kaluar për diç më gjatë se një minutë.

Bartja e grave nuk është gara e vetme bizare e cila çdo vit mbahet në Finlandë. Finlandezët janë nikoqirë edhe të Kampionatit botërorë të futbollit në baltë, garës së hedhjes së celularëve dhe Kampionatit botëror të qëndrimit në saunë.

Exit mobile version