Në Finlandë, agjentët e policisë do të pajisen me armë automatike MP5, pas alarmit për terrorizmin që është dhënë në shkallë vendi.
Vendimi i qeverisë finlandeze vjen pasi dy persona mbetën të vrarë 8 të plagosur në një sulm me thikë në qytetin jug-perëndimor të Turkut.
Policia arrestoi një prej autorëve të dyshuar pasi e qëlloi me plumb në këmbë. Ngjarja ndodhi në sheshin e tregut të Putorit. Sipas dëshmitarëve, agresorët ishin tre dhe kishin thërritur “Allahu Akbar” në momentin e sulmit.
Disa ditë më pas u arrestuan edhe persona të tjerë, por dy prej tyre u lanë të lirë, njëri prej të cilëve këtë të premte, transmeton tch. Ai akuzohej për bashkëpunim në planin e agresorit, një shtetas maroken të cilit i ishte refuzuar azili.
Deri më tani, Finlanda nuk ishte përballur ndonjëherë me sulme terroriste.