Sipas sondazheve të opinionit publik Alexander Stubb i Partisë së Koalicionit Kombëtar, është favorit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Finlandës që zhvillohen sot.
Votimi shënon një epokë të re për Finlandën, e cila për dekada ka zgjedhur presidentë për të nxitur diplomacinë, veçanërisht me Rusinë fqinje, dhe ka vendosur të mos bashkohet me aleancat ushtarake për të lehtësuar tensionet midis Moskës dhe NATO-s, transmeton Telegrafi.
Por finlandezët ndryshuan mendje pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, në një kthesë të shpejtë që çoi në anëtarësimin e Finlandës në NATO në prill të vitit të kaluar.
Pothuajse 46 për qind e atyre që kanë të drejtë të votojnë votuan para të dielës, tregojnë shifrat zyrtare dhe rezultatet e para të votimit të parakohshëm do të shpallen menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.
Stubb, ish-kryeministër, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve më 28 janar me 27.2 për qind të votave krahasuar me 25.8 për qind të anëtarit të Partisë së Gjelbër liberale, Pekka Haavisto. /Telegrafi/