Finlanda do të zgjasë mbylljen e kufirit të saj lindor me Rusinë edhe për një muaj tjetër, sepse dyshon se Moska po përpiqet të minojë sigurinë e vendit nordik duke dërguar emigrantë pa dokumente përtej kufirit.
Ministrja e Brendshme, Mari Rantanen, nga Partia e ekstremit të djathtë finlandez, e bëri njoftimin në një konferencë shtypi në Helsinki të enjten pasdite, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Finlanda mbylli kufirin në fund të vitit të kaluar pasi 1300 emigrantë pa dokumentacion apo viza të duhur kishin kaluar që nga shtatori – një numër jashtëzakonisht i lartë, vetëm disa muaj pasi Finlanda u bashkua me NATO-n.
Finlanda akuzoi Rusinë se po synonte të çonte emigrantët në kufirin e saj normalisht të kontrolluar mirë.
Kremlini mohoi akuzat dhe thotë “se i vjen keq për mbylljen e kufirit finlandez”.
Mbyllja e fundit do të zgjasë deri më 11 shkurt. /Telegrafi/