Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Grancesco Paolo Figliuolo, pati një takim me Anne Meskanen, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Finlandës, të cilën e falënderoi për profesionalizmin e Forcave të Armatosura të Finlandës, për përkushtimin dhe mbështetjen ndaj misionit në Kosovë.
Finlanda është po ashtu e vendosur të bashkëpunojë me autoritetet vendore në fushën e bujqësisë dhe pylltarisë. Në veçanti, Meskanen në tetor ka drejtuar inaugurimin e labarorit të pylltarisë të themeluar në Pejë, mbështetur nga FAO e Finlandës. Qeveria Finlandeze ka marrë parasysh mbështetjen e mëtutjeshme në sektorin e pylltarisë për vitet 2015 dhe 2016.
Gjatë kësaj vizite zyrtare, të parën në mes tyre, u bisedua për situatën e përgjithshme të komuniteteve në Kosovë dhe rolin e rëndësishëm që luan KFOR-i në regjion, me theks në bashkëpunimin e efektiv me Policinë e Kosovës dhe EULEX-it në sigurimin e lëvizjes së lirë dhe ofrimin e një ambienti të sigurtë në Kosovë.
Sipas një komunikatë të KFOR-it, Gjenerali Figliuolo falënderoi Meskanen për profesionalizmin e Forcave të Armatosura të Finlandës, për përkushtimin dhe mbështetjen ndaj misionit në Kosovë. Pjesëmarrja e tanishme e Finlandës në KFOR me staf dhe oficerë është në shtabin e përgjithshëm në Prishtinë dhe Ekipet Monitoruese të Ndërlidhjes në komunën e Drenasit. /Telegrafi/