Telegrafi

Finlanda uron Kosovën: Mbështesim me vendosmëri anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kanë vazhduar urimet në drejtim të Kosovës nga zyrtarë të lartë të shteteve të rëndësishme të Bashkimit Evropian.

Së fundmi ministri i Jashtëm i Finlandës, ka uruar vendin tonë për aplikimin e suksesshëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, uron Kosovën pasi Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës sot ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare kërkesën për anëtarësimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës finlandeze në Kosovë.

Ambasada përcjellë edhe mesazhin e ministrit, Pekka Haavisto.

“Finlanda mbështet me vendosmëri anëtarësimin, i cili do të ndihmojë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në  Kosovë dhe integrimin evropian,” thuhet në cicërimën e përcjellë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës. /Telegrafi/