Kosova do të debutojë me Finlandën në ndeshjen e Grupit I kualifikues për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.
Takimi do të luhet më 5 shtator në stadiumin e Turkut, që ka kapacitet prej 9 mijë shikuesve.
Shumica e biletave janë shitur dhe ato janë blerë me të madhe nga shqiptarët që veprojnë në Finlandë.
Të vetëdijshëm për këtë, dhe për të evituar ndonjë ekses të mundshëm, Federata e Futbollit e Finlandës, ka ndaluar simbolet shtetërore të Kosovës, si flamuri dhe shalli në biletat që ka hedhur në treg.
‘Nëse blini bileta në sektoret tjera jashtë zonës së tifozëve të Kosovës, ju nuk duhet të keni me vete simbole shtetërore të Kosovës, si fanella, flamuj, shalle etj, në të kundërtën ju do të nxirreni jashtë’, shkruan në sajtin e Federatës së Futbollit të Finlandës, përcjellë GazetaOlle.com.
Tifozët që kanë blerë bileta në Finlandë do të ulen bashkë me tifozët finlandezë dhe për këtë arsye është bërë ndalimi i hyrjes në stadium me simbolet e Kosovës.
Federatës së Futbollit të Kosovës i takojnë 400 bileta, dhe vetëm ata tifozë që blejnë këto bileta mund të pajisen me simbole të Kosovës në stadium, pasi ata do të ulen së bashku në një pjesë të veçantë të tribunës